Një burrë me thikë ka vrarë katër oficerë policie jashtë selisë qendrore të forcave të sigurisë në Paris, raportojnë media franceze.
Sipas France 24, sulmuesi mendohet të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës. Edhe ai u qëllua më vonë nga policia.
Zona e Ile de la Cité – në qendër të Parisit – është mbyllur ndërsa Ministri i Brendshëm Francez, Christophe Castaner është në vendin e ngjarjes.
Sulmi i sotëm ka ndodhur rreth orës 13:00 sipas kohës lokale dhe vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë si shënjë proteste për rritjen e dhunës ndaj policisë dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcave të rendit.