Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Ankaraja e shikon pozitivisht kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk e mbështet kërkesën e Suedisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Suedia nuk duhet të shqetësohet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi “po” aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan në një fjalim para deputetëve të tij të AK Partisë në parlament.
Javën e kaluar, Turqia pezulloi bisedimet e NATO-s me Suedinë dhe Finlandën për shkak të protestave në Stokholm që përfshinin djegien e Kuranit. /FolDrejt/