I cilësuar si lëndim i rëndë trupor nga Policia e Kosovës është raportuar për një rrahje në Mitrovicë.
Në raportin 24 orësh thuhet se babi e ka rrahur të birin, ngaqë ai ishte futur në borxhe, duke luajtur lojëra të fatit, transmeton Fol Drejt.
Viktima e ka pranuar se si pasojë e lojërave të fatit ishte futur në borxhe. Ai është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/