Rasti, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur në Obiliq, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
“Obiliq 25.12.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij f/kosovare, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarr me dy fishekë.”
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/