Dje rreth orës 18, në policinë në Prishtinë, një grua ka raportuar se është rrahur nga vajza e saj dhe dhëndrri.
Sipas policisë dy të dyshuarit pas identifikimit janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në tretman mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit është hapë dosja për rastin dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë rajonale mbi rastin:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 15.06.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza dhe dhëndri i sajë janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare (dhëndri dhe vajza e viktimës). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/