Një 29 vjeçar nga Ferizaji është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij M. A 30 vjeçare.
Sipas policisë arrestimi i tij është bërë sot rreth prës 11:30 në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj/
“Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje, të cilët kanë arrestuar personin me inicialet A.SH (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dy ditë më parë, shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me inicilaet M.A ( F/K) e moshës 30 vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.Viktima M.A kishte arritur ti njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në Familje dhe Lëndim i lehtë trupor”./21Media