Kryebashkiaku i Melitopolit, tani nën kontrollin rus ka folur hapur për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të dyshuar nga forcat ruse.
Ivan Federov udhëhoqi qytetin juglindor derisa ai ra në duart e forcave pushtuese ruse dhe ai u rrëmbye gjashtë ditë më parë.
Kryebashkiaku u lirua të mërkurën pasi Ukraina tha se kishte rënë dakord të shkëmbente nëntë ushtarë rusë të kapur për ta kthyer atë.
Duke folur për Audrey Broën të BBC-së, Federov tha se trupat ruse e morën atë nga zyra e tij pa asnjë fjalë dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e jashtme ndërsa ishte në paraburgim.
Ai tha se ishte mbajtur në një dhomë të vogël me ushtarë të armatosur, por asnjëherë nuk ishte lënduar fizikisht.
Forcat okupuese në Melitopol e kanë zëvendësuar Federovin me kryebashkiakun e tyre. Por ai këmbëngul se pasardhësi i tij nuk është kreu i ligjshëm i pushtetit vendor, pasi ai u votua nga më shumë se 60% e njerëzve. /abcnews.al