Ka vrarë veten personi i cili dyshohet se vrau gruan para repartit të gjinekologjisë në QKUK.
Këtë përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur ministri i Punëvë të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ua kujtojmë se për vrasjen e cila e tronditi opinionin publik në Kosovë, sipas policisë, ishte ish burri i viktimës, tani i vetëvrarë!/FolDrejt/