Rasti ka ndodhur në Istog, ndërsa, sipas bashkëshortit, gruaja e tij ka tentuar disa herë të vetëvritet.
Në raportin e policisë thuhet se rastin në polici e ka paraqitur vetë burri i saj.
“Istog 22.01.2022 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovar e katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundit. Dyshohet se dy të dyshuar kosovarë, janë duke e shantazhar në vazhdimësi me publikimin e disa foto intime të viktimës” – thuhet në raportin e policisë.
Rasti po vazhdon të hetohet, thuhet në raport./FolDrjet/