Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, pas një fjalosjeje të cilën i dyshuari e ka pasur me ish bashkëshorten, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka edhe i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Suharekë 22.11.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pasi kishte shkuar në QPS-së për ta marrë vajzën e tij sipas marrëveshjes që kishin me viktimën, janë fjalosur në mes veti dhe i dyshuari e ka goditur me grusht viktimën të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24 orësh./FolDrejt/