Një person është arrestuar në Prishtinë pas sulmit fizik ndaj një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur dje, në 06:40 të mëngjesit, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht me dorëz të thikës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – bëhet e ditur në raportin 24 orësh./FolDrejt/