Personi i akuzuar për sulmin me thikë të autorit Salman Rushdie e deklaroi veten si i pafajshëm të enjten në gjykatë për akuzat për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe sulm të shkallës së dytë.
Akuza për vrasje në tentativë, e cila lidhet me sulmin ndaj Rushdie, do të kishte një dënim deri në 25 vjet burg nëse i pandehuri shpallet fajtor, tha një prokuror në gjykatë.
Sulmi ndaj autorit, erdhi 33 vjet pasi Ayatollah Ruhollah Khomeini, atëherë lideri suprem i Iranit, nxori një fetua, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin Rushdie disa muaj pasi u botua libri “Vargjet Satanike”.
Shumë myslimane i panë pasazhet në libër, rreth Profetit Muhamed si blasfemi.
Rushdie, i cili ka lindur në Indi , ka jetuar për vite të tëra me frikën e vrasjes, dhe ka kaluar nëntë vjet i fshehur nën mbrojtjen e policisë britanike./tch/