Dy persona janë arrestuar në qytetin e Gjakovës.
Një burrë dhe një grua e kanë sulmuar viktimën grua kosovare në oborrin e shtëpisë së saj, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë, 22.03.2022-14:15. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë viktimën femër kosovare. Viktima nuk kishte pësuar lëndime dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt“, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/