Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Kaçanik, transmeton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si: “LËNDIM I LEHTË TRUPORË & DHUNË NË FAMILJE.”
Këto janë detajet e raportit:
“Kaçanik, 05.12.2021-15:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”/FolDrejt/