Policia greke ka zbuluar një ngjarje të pazakontë të ndodhur më 9 maj, kur disa të rinj sulmuan një 17-vjeçar teksa po ecte i vetëm në një rrugë të Janinës dhe e rrahën brutalisht për t’i vjedhur këpucët.
Sipas denoncimit të viktimës së mitur, autorët ishin shtatë dhe i janë afruar duke e rrethuar.
Më pas e goditën me grusht dhe e detyruan të hiqe këpucët me vlerë 200 euro që kishte veshur, të cilat i morën dhe u larguan me vrap.
Rasti u zbardh pas 2 muajsh e gjysmë dhe si autorë u identifikuan shtatë grekë të moshës 17 dhe 18 vjeç, të cilët akuzohen për grabitje në bashkëpunim./abcnews.al/