Dje si pasojë e mbikonsumimit të lëndëve narkotike ka humbur jetën një 37-vjeçar në spitalin e Korçës.
Qytetari ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Policia po punon në zbardhjen e rastit./FolDrejt/