Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, praktikisht e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.
“Tre lojtarët e shkëlqyeshëm që i kemi [Lionel] Messin, Neymarin dhe [Kylian] Mbappen, është shumë e vështirë ta marrim edhe Ronaldon, por i uroj atij gjithë të mirat. Ai është fantastik dhe është ende një lojtar i mrekullueshëm,” tha ai.
Ronaldo është ende një lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United dhe Al Nassr ka bërë një ofertë për të nënshkruar me të, transmeton Fol Drejt.