fbpx
E premte, 18 Tetor, 2024

E thotë avokati: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi mund të dënohen me burg të përjetshëm

Lexoni edhe..

Avokati kosovar Tomë Gashi ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që ish-komandantët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë të Holandës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gashi për Euronews Albania, deklaroi se dënimi me 26 vite burg i ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa, nuk është shenjë e mirë.

“Thaçi dhe të tjerët pritet që të dalin në gjykim në seancën e parë gjyqësore, diku në marsin apo prillin e vitit 2023. Mendojmë që tani është faktikisht, foksusi i përgatitjes së mbrojtjes së tyre në maksimum, të avokatëve të tyre së bashku me ta. Mendoj që nuk është një sinjal i mirë që Mustafa është dënuar. Nuk është një ndjenjë e mirë, sepse ata janë bashkarisht në Gjykatën Speciale, për Thaçin, por edhe të tjerët që presin që gjykimi të fillojë në mars apo prill të vitit të ardhshëm. Ne fatkeqësisht i kemi dhënë të drejtën Gjykatës Speciale që dikë mund ta dënojë edhe me burgim të përjetshëm. Dënimet e përjetshme janë të parashikuara”, tha avokati Gashi.

Të ngjajshme