Gjermania do t’i dorëzojë armë Ukrainës në një ndryshim të madh politikash, pasi u rezistoi thirrjeve të mëparshme të Kievit për armatim mbrojtës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në marrëveshjen e saj të koalicionit, qeveria gjermane kishte rënë dakord për një politikë kufizuese të eksportit të armëve që nuk lejon asnjë dërgesë armësh në rajonet e krizës.
Dorëzimi i armëve të tilla ka gjithashtu konotacione historike pas Luftës së Dytë Botërore.
“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me më të mirën e aftësisë sonë për t’u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, ka shkruar në Twitter, kancelari gjerman Olaf Scholz.
Ndryshe, siç ka raportuar Sky News, 27 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, vende të tjera evropiane dhe SHBA, do t’i japin më shumë armë, furnizime mjekësore dhe ndihmë të tjera ushtarake Ukrainës ndërsa ajo po lufton kundër një agresioni ru