Kreu i La Ligës tha se tani “Barcelona” nuk mund të nënshkruajë me Robert Lewandowski.
Barcelona e di se çfarë të bëjë. Klubi është i njohur me rregullat tona të kontrollit ekonomik dhe e di shumë mirë se në çfarë situate ekonomike ndodhet. Rregullat janë në fuqi për t’i mbajtur klubet që të mos kenë probleme serioze financiare.
Nuk e di nëse Barça do të shesë de Jong, Pedri apo Pepito Perez.
Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë, të shesin dhe të rrisin të ardhurat. Ja çfarë duhet të bëjnë. Barcelona ka pasur shumë humbje financiare në vitet e fundit, kjo duhet shmangur, duhet të rimbushen furnizimet. Real Madridi e bën këtë, ndërsa Barça është bosh.
Tani Barcelona nuk mund të nënshkruajë me Lewandowskin”, tha Javier Tebas./FolDrejt/