Barcelona ka ndryshuar për mirë pas ardhjes së Xavi Hernandez në krye të skuadrës.
Fryma që solli tekniku spanjoll te katalanasit ishte e paimagjinueshme, pasi nga mesi i tabelës ku ishin të pozicionuar blaugranat, Xavi e dërgoi skuadrën në vendin e 3-të në La Liga, teksa e gjithë puna e tij kulmoi me atë fitore spektakolare në “El Clasico” kundër Real Madridit 4-0 në “Stantiago Bernabeu”, transmeton Fol Drejt.
Një nga dëshmitarët e “sjelljes në jetë” të Barçës është edhe Frenkie De Jong, i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Holandës, ku sot do të përballet me Danimarkën në një ndeshje miqësore.
Në konferencën për shtyp, mesfushori preku edhe ardhjen e Xavit dhe transformimin që i bëri Barcelonës.
“Kemi luajtur shumë mirë. Ndihem shumë mirë në klub. Nuk mund të them asgjë negative për të. Filluam të luanim si skuadër dhe si rrjedhojë fillova të luaja edhe unë më mirë”, u shpreh ai./FolDrejt/