Dhjetorin e kaluar, Argjentina më në fund fitoi Kupën e Botës pas vitit 1986, por disa besojnë se Messi dhe skuadra e tij nuk e merituan këtë trofe.
Një prej tyre është edhe ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal, i cili beson se e tërë kjo ishte inskenuar që Messi të fitonte Kupën e Botës.
“Kur shihni sesi Argjentina i ekzekutoi penalltitë dhe si i realizuam ne. Kur shihni se si disa lojtarë argjentinas kaluan vijën pa sanksione, mendoj se kjo ishte e planifikuar”, tha ish-trajneri i Manchester United.
Gazetarët nuk u ndalën me kaq dhe i drejtuan një pyetje të drejtpërdrejtë nëse mendonte se krejt kjo ishte e orkestruar që Messi të fitonte titullin, për të cilën ai u përgjigj pozitivisht.
Kjo sigurisht që ngriti shumë pluhur në botën e futbollit.
Kujtojmë se në rrugën drejt titullit të botës, Argjentina e mposhti në çerekfinale Holandën e Van Gaal-it pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive.
Takimi u karakterizua nga një lojë shumë e ashpër dhe josportive nga të dyja palët dhe në fund ishin argjentinasit ata që triumfuan, transmeton Fol Drejt.