Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në komunën e Skenderajt, ku e moshuara 72 vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 25-vjeçar, raporton Sinjali, përcjell Fol Drejt.
Sinjali mëson se viktimë në këtë rast është një grua e moshuar nga fshati Klinë e Epërme, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur për të.
Rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se rasti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji.
E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç. Ajo është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.