Rastin e ka raportuar në polici vetë viktima, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Dy nga të dyshuarit, janë arrestuar.
“Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia bënë të ditur se rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/