Një 61-vjeçar nga Korça, i identifikuar si Jani Kallanxhi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 6 vjeçare.
Disa ditë me parë, Kallanxhi ka kërkuar ndihmë ekonomike nëpërmjet një emisioni investigativ, ndihmë e cila ju dha nga shërbimi social në ushqime dhe strehim.
Por prokuroria në bazë të dyshimeve, ka kërkuar të ndalohet 61 vjeçari. Për tre ditë ai ka qenë nën vëzhgim dhe hetimet ende vijojnë në lidhje me rastin e rëndë.
Mësohet se nëna e 6 vjeçares është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza e mitur ka pësuar humbje të shikimit në njërin sy./FolDrejt/