Ushtria ruse po akuzohet se ka kryer krime të rënda në Ukrainë.
Sipas The Guardian, ata kanë dhunuar seksualisht gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, transmeton Fol Drejt.
Kështu të paktën citohet të ketë thënë Iryna Venediktova, prokurore e përgjithshme e Ukrainës.
“Por viktimat po heshtin. Është zgjedhja e tyre. Dhe është e qartë, ata kanë frikë, dhimbje, dhe mosbesim”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Venediktova ka marr shembull mizoritë që dolën në shesh në Bucha.
“Bucha u lirua nga pushtuesit, por pasojat e mizorive të tyre do të mbeten përgjatë kohë” tha ajo.
Venediktova tha se “prokurorët aktualisht po hetojnë faktet e torturimit, vrasjes dhe përpjekjes për djegien e trupave të gjashtë civilëve në Bucha”, shtoi ajo në një postim në Twitter të martën.
Sipas saj, pushtuesit janë përpjekur që t’i djegin gjashtë nga trupat e gjetur në Bucha. Trupat e viktimave, po ashtu, kanë shenja dhune e torture – sipas saj. Për më tepër, pas tërheqjes së trupave ruse, është gjetur edhe një dhomë torture.
Siç e dimë, autoritetet ruse i kanë mohuar akuzat, duke mos pranuar se i kanë shkelur rregullat e luftës./FolDrejt/