Shumë pikëpyetje ka pasur rreth të ardhmes së Eden Hazard. Sulmuesi belg ka pasur pak hapësira te Real Madrid dhe shpesh ka vuajtur prej dëmtimeve.
Këtë verë mendohej se sulmuesi i blerë nga Chelsea për më shumë se 100 milionë euro do të largohej në ndonjë klub tjetër.
Gjithsesi duket se nuk do të ndodhë, nisur nga deklarata e fundit që ka dhënë trajneri Carlo Ancelotti.
“Eden Hazard do të qëndrojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm. Plani i Eden është i qartë, ai dëshiron të tregojë cilësitë e tij sezonin tjetër”, deklaron italiani./FolDrejt/