Shorti i Champions League që u hodh në Nyon të Zvicrës u tregua i pamëshirshëm për Chelsea, teksa “fati” rezervoi përballe me një nga skuadrat më në formë të këtij kompeticioni, Real Madrid.
Një nga sfidat më të forta do të jetë kjo mes bluve të Londrës dhe madrilenëve, ku synimi kryesore i të dyja skuadrave është të kalojnë në gjysmëfinalet.
Pas hedhjes së shortit menjëherë ka folur edhe trajneri i skuadrës angleze, Thomas Tuchel, i cili ka theksuar se përballja me skuadrën e Carlo Ancelottit është e vështirë, por është emocionuese.
“Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të ketë asgjë më të vështirë se të përballesh në kthim në Bernabeu me fansat e tyre, por është dhe gjithashtu një simulim i madh. Do të jetë një sfidë emocionuese, edhe e vështirë.
Këto ndeshje janë bërë për fansat. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje deri në atë datë. Nuk e di sa do të jenë mundësitë, por e di që këto ndeshje janë bërë për tifozët”, ka deklaruar tekniku gjerman. /f.a/abcnews.al