Kush kërkon të rezervojë një hotel ose gjithë udhëtimin në përgjithësi, do ishte më mirë që këtë ta kryente nga kompjuterët e vjetër. Pasi portalet turistike kanë instaluar një algoritëm, përmes së cilës dallojnë nëse klienti i tyre rezervon nga ndonjë smartphone i shtrenjtë ose lapt-top i viteve të fundi – ku automatikisht rriten edhe çmimet e rezervimeve, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media konservatore gjermane “Die Welt”.
Zbulimin e ka konfirmuar edhe studiuesi i Universitetit të Uni Münster, Tristan Tillmann. Nga studimi është vërtetuar se edhe porosia te faqet si Amazon, Airbnb, Idealo, Skyscanner ose Swoodoo kushton rreth dhjetë përqind më shtrenjtë nga smartphonet dhe I-Padet sesa nga një kompjuter i vjetër që na është ndryshkur në shtëpi ose nga Nokia-Klapphandy.
Tashmë është e qartë. Nëse dëshironi vërtet të shkoni ndokund ose të bleni diçka online, më mirë pyeteni ndonjë shok nëse përdor akoma kompjuter të vjetër me shtëpizë dhe monitor. Me siguri do kurseni shuma të majme./Foldrejt.com