Portali brazilian Globo pretendon se trajneri Carlo Ancelotti do të bëhet trajner i Brazilit në verën e vitit 2024.
Globo sjell detajet e asaj marrëveshjeje, sipas së cilës djali i Ancelottit, Davide, tashmë duhet të marrë disa funksione në Federatën e Futbollit të Brazilit dhe të përgatisë terrenin për ardhjen e babait të tij.
Carlo dhe Davide janë aktualisht në Real Madrid, ku italiani po kryen mandatin e dytë në pankinën e Real Madridit, por mediat spanjolle po flasin gjithnjë e më shumë për një ndarje të afërt. Megjithatë, AS shkruan se Ancelotti ende nuk e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për brazilianët.
Sipas burimeve të tyre, ai u tha atyre se do të fliste sërish në janar dhe se në vitin e fundit të kontratës me Realin donte të përqendrohej në detyrat e tij në klub./FolDrejt/