Një person ka humbur jetën në Junik.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës një person ishte duke punuar me dru dhe e kishte zënë traktori ku si pasojë e lëndimeve edhe kishte ndërruar jetë, transmeton Fol Drejt.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/