Prirja e disa bimëve për të ruajtur metalet ka qenë e njohur për afro dyzet vjet.
Por vlerësimi i këtyre bimëve, i quajtur “hyperaccumulators” në zinxhir të shkurtër, është bërë së fundmi. Start-up-i Econick, i organizuar nga Shkolla Kombëtare e Industrive Kimike të Nancy, tregoi, në shkallë pilot, që është e mundur të merret një sasi e konsiderueshme e nikelit nga bimët “alyssum”.
“Për tre vitet e fundit, start-upi i cili ka nisur dhe është duke u zhvilluar në Shqipëri ka zbuluar një përqendrim prej 20% të nikelit në hirin e biomasës, që është dhjetë herë sa përmbajtja e mineraleve të nxjerra nga një minierë. Skuadrat e Econick grumbulluan rreth 150 kilogram nikel për hektar”, shkruan e përditshmja franceze “Les Echos.fr”.
Procesi i nxjerrjes së nikelit
Bima alyssum pasi rritet, lidhet në tufa, pastaj dërgohen në kompaninë kimike “Nancy”, ku ato digjen në një kazan biomase. Hiri i marrë është larë për të rimarrë kaliumin, i cili mund të përdoret si pleh. Një proces i filtrimit dhe pastrimit pastaj bën të mundur për të marrë, përveç nikelit, edhe kalciumin dhe magnezin që mund të përdoren në industrinë ushqimore dhe kozmetike.
Organizuar nga Shkolla Kombëtare e industrive kimike të Nancy, start-up bazohet në ekspertizën e gjashtë studiuesve. Ekipi është pjesë e programit Evropian të “LIFE-Agromine”, me një buxhet prej 2.7 milion euro.
“Prodhimi i bimëve të nikelit nuk mund të konkurrojë me atë të një miniere, por të gjitha burimet janë të mira për t’u shfrytëzuar dhe agro-minierat ofrojnë mundësi të shumta, si në prodhimin e metaleve dhe në rehabilitimin e tokës “, thotë Guillaume Echevarria, profesoreshë e biogeokimisë së tokës në Universitet e Lorenës. Tashmë, një industrialist ka hyrë në bisedime me Econick, përfundon shkrimi.