Sipas analizës së prestigjiozes së majtë britanike “Economist” nëpër shtetet europiane ka rënie të vlerave demokratike më shumë se në çdo rajon tjetër botëror.
Kjo rënie vjen për vitin e tretë radhazi dhe ndodh për shkak të rritjes së popullismit të djathtë si në Austri, Gjeorgji, Hungari dhe Itali. Kjo e fundit ka rënë nga vendi i 21-të që ndodheshte ne 2017 në vendin e 33 në vitin paraprak, shkruan foldrejt.com.
Përkundër rënies, përsëri Europa, sëbashku me Australinë, Indinë, Mongolinë, Australinë, Amerikën Veriore dhe një sërë shtetesh të Amerikës Latine (në përjashtim të Venecuelës) po shfaqen vende më demokratike se vendet tjera të botës.
Sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia (5.87) ka shënuar rritje në vlerat demokratike por përsëri ndodhet në kategorinë e regjimeve hibride (me ngjyrë të verdhë), Shqipëria është pak më lartë se Maqedonia por me vlerë të pandryshueshme nga viti i kaluar 5.98; por më ulët është Bosnja (4.98). Serbia ndodhet shumë para këtyre vendeve më vlerë 6.41.
Në vendin e parë ndodhët Islanda me vlerën 9.59 nga 10 maksimumi, kurse në vendin e fundit është Korea e Veriut me 1.08./Foldrejt.com