Të paktën 14.500 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste gjatë katër viteve, tha ish-presidenti i Komisionit të ECOWAS-it gjatë dorëzimit të detyrës.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) njoftoi se 5,5 milionë njerëz janë zhvendosur gjatë katër viteve për shkak të rritjes së sulmeve terroriste në rajon, i shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ish-presidenti i Komisionit të ECOWAS-it Jean-Claude Kassi Brou dhe presidenti i sapoemëruar Dr. Omar Alieu Touray u takuan në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, për dorëzimin e postit.
Në fjalën e tij, Brou deklaroi se një nga problemet më të rëndësishme të vendeve të Afrikës Perëndimore është terrorizmi.
Duke vënë në dukje se sulmet terroriste në rritje në rajon në katër vitet e fundit kanë zhvendosur 5,5 milionë njerëz, Brou tha se të paktën 14.500 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.
Ai tha se problemet e sigurisë në rajon janë përkeqësuar në katër vitet e fundit, ndërsa i kërkoi komisionerit të sapoemëruar, Touray, të bëjë më shumë për të zvogëluar përhapjen e terrorizmit në rajon./FolDrejt/