Sipas Athletic, Eddie Howe po kërkon të shesë sulmuesin francez Allan Saint-Maximin në mënyrë që të financojë një lëvizje për James Maddison, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori anglez ka qenë në radarin e Magpies që kur Leicester pësoi rënien në Championship.
Meqenëse Newcastle duhet t’i bindet rregullave të FFP-së, skuadra e Howe do të duhet të shesë një lojtar për të blerë Maddison dhe besohet se Saint-Maximin mund të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes pasi anësori mund të marrë para të mëdha në tregun e transferimeve. /FolDrejt/