Arsenali i ka bërë sërish një problem të madh vetes. Ai kishte një avantazh të madh në tabelën e Premierligës dhe më pas filloi të humbiste pikë radhazi.
Lojtarët e Manchester Cityt e mposhtën Arsenalin me rezultat 4:1 në derbin e xhiros së 33-të të Premier Leagues dhe kështu bënë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.
Kevin de Bruyne shënoi dy gola dhe shtoi një asistim, dhe Erling Haaland me dy asistime dhe një gol.
Ederson, portieri i Cityt, u argëtua më shumë duke provokuar tifozët mysafirë.
Tifozët nga Londra shpresonin se në Manchester do të mund ta kthenin sezonin dhe të bënin një hap të madh drejt titullit, por bashkë me shkatërrimin e asaj dëshire u duhej të duronin edhe provokimet e portierit të Cityt.
Ederson vendosi t’u tregojë tifozëve të Arsenalit se ata mund të qajnë tashmë, duke nxjerrë gjuhën dhe duke imituar të qarën, transmeton Fol Drejt.
Stop Crying Your Heart Out😜 pic.twitter.com/FCKbaIDF9p
— Noisy Neighbors (@NoisyPod) April 26, 2023