Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 10 raste të reja me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Sot më 08 dhjetor 2021, MSh, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon kësisoj:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 319.