Ministria e Mbrojtjes e Türkiye-s njoftoi se 13 anije të tjera të ngarkuara me drithëra lundruan nga portet e Ukrainës në dy ditët e fundit.
“Në kuadër të marrëveshjes për shpërndarjen e drithërave, gjithsej 13 anije të ngarkuara me drithëra kanë lundruar nga portet e Ukrainës dje dhe sot”, thuhet në deklaratë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më 22 korrik, Türkiye, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksporteve të drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u bllokuan për shkak të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB është ngritur në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Që nga anija e parë që lundroi sipas marrëveshjes më 1 gusht, të paktën 260 anije kanë transportuar mbi gjashtë milionë tonë produkte bujqësore nga Ukraina./FolDrejt/