Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se nga 1.984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991.
Në total numri i rasteve aktive është 331.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.
Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /FolDrejt/