Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se edhe 17 anije të tjera me drithë janë nisur nga Ukraina.
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale e ministrisë thuhet se “Dërgesa e drithit nga portet e Ukrainës vazhdon në mënyrë së sigurt. Dje dhe sot janë nisur gjithsej 17 anije të ngarkuara me drithë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.