Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një grant prej 32 milionë eurosh, për “Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani këtë lajm e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.
Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse” – ka shkruar Presidentja./FolDrejt/