Pas PDK-së, edhe AAK ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin e asnjë ligji në Kuvend.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se zgjidhja e vetme është mocioni që sipas tij do të prodhojë zgjedhje, transmeton Fol Drejt.
“Si grup parlamentar ne sot nuk kemi marrë pjesë në Kryesi dhe mendojmë që të gjitha votimet në gjitha nivelet duke filluar nga Kryesia, Komisionit dhe seancat nuk do të ndodhin. Arsyeja është e thjeshtë vendi është në një qorrsokak. Zgjedhje e vetëm është mocioni i cili do të prodhojë zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka”, është shprehur Tahiri.
“Sa i përket deklaratave skandaloze të qeverisë së Kosovës këto janë duke vazhduar që të jenë skandaloze. Ajo për sekretarin Blinken që është naiv ka qenë një deklarata tepër skandaloze. E kemi deklaratën tjetrën të ministres së Punëve të Jashtme dhe së fundi e ki skandalin më të madh të kryeministrit me mos takimin e kryeministrit Rama”, ka shtuar ai më tej./FolDrejt/