Algjeria ka ndaluar filmin amerikan Barbie, i cili ka javë që shfaqet në kinematë lokale, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet thonë se filmi, i cili u publikua muajin e kaluar, bie ndesh me vlerat morale të Algjerisë.
Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim zyrtar të thoshte se filmi “promovon homoseksualitetin dhe devijimet e tjera perëndimore” dhe se “nuk përputhet me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë”.
Filmi Barbie tashmë ka tejkaluar shifrën e miliardë dollarëve pas premierës së tij më 21 korrik.
Disa vende të tjera duke përfshirë Libanin dhe Kuvajtin e kanë ndaluar filmin për arsye morali.