Përveç Neymarit, Ramosit, Modriçit, tani ka informacione se Pierre-Emerick Aubameyang mund të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Sulmuesi dhe lojtari i Gabonit që fitoi trofe në Francë, Gjermani dhe Spanjë mund të largohet nga Chelsea pas vetëm një sezoni dhe të udhëtojë në Arabinë Saudite, ku raportohet që ka oferta nga dy klube.
Pas një sezoni në të cilin ai shënoi vetëm tre gola në 21 ndeshje të luajtura, Aubameyang mund të largohet. Përshtypja e mediave angleze është se klubi dëshiron ta shesë atë dhe interesim kanë shfaqur Al-Ahli dhe Al-Shabab, transmeton Fol Drejt.