Britania e Madhe vendosi sot sanksione ndaj vajzave të presidentit rus Vladimir Putin, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vajzat e Putinit, Katarina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova janë shtuar në listën britanike të të sanksionuarve, shkruan BBC, transmeton FolDrejt.
“Paketa jonë e paprecedentë e sanksioneve po godet elitën dhe anëtarët e familjes së tyre pasi prish ekonominë e Rusisë në një shkallë që Rusia nuk e ka parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik”, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Trass./FolDrejt/