Këngëtarja 51 vjeçare është detyruar të shtyjë datat e ardhshme të turneut në Ëashington dhe Pittsburgh pas ftohjes që mori.
Kur i filluan t’i shfaqeshin simptomat, mjekët për të qenë të sigurt i bënë edhe testin për koronavirus, por për fat të mirë ajo rezultoi negative.
“Të hënën në mbrëmje Celine filloi të ndjejë simptomat e një ftohjeje të zakonshme. Simptomat vazhduan deri të martën dhe mjekët e saj e udhëzuan atë të pushonte për 5-7 ditët e ardhshme. Pasi e testuan, mjekët arritën në përfundimin se virusi i saj nuk kishte lidhje me COVID-19 ”, thuhej në Facebook-un zyrtar.