Rritja e çmimit të rrymës elektrike në Maqedoninë Veriore me rreth 7 përqind, ka sjellur pakënaqësi te qytetarët, veçanërisht te qytetet perëndimore të vendit. Pas organizimit të protestave në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Çair ditën e enjte në ora 19.00, protestë në të njëjtën kohë pritet të organizohet edhe në qytetin Dibër.
-Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e Enjte, me datë 6 Gusht 2020, në ora 19.00 organizohet PROTESTË, shkruan në njoftimin e organizatorëve.
Është interesant se qytetet me shumicë maqedonase akoma nuk shprehin gatishmërinë për protestë kundër EVN./Foldrejt.com