Këto fanella do të veshën nga futbollistë ukrainas në ndeshjet miqësore para play-offit të kualifikimeve për kampionatin botëror “Qatar 2022”.
Paratë e fituara nga shitja e këtyre fanellave do të kalojnë në fondin “United24”, të cilat do të shfrytëzohen për të rindërtuar Ukrainën.
Kështu njoftoi kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës Andrii Pavleko.
Ukraina është një nga vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendi ynë ka shprehur përkrahje në forma të ndryshme pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt.