Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila po mbahet në Munih.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë 35 udhëheqës botëror, 50 ministra të jashtëm dhe 30 ministra të mbrojtës. Në mesin e tyre do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Pjesë e kësaj e konferencës janë edhe komisioneri evropian Johannes Hahn, shefja e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.