Holanda ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës anti-COVID të AstraZeneca, për personat nën moshën 60-vjeçare.
Në një kumtesë të lëshuar në orët e para të mbrëmjes së sotme, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka vepruar në raportet e reja, ku u raportua se pesë gra në këtë vend pësuan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës nga AstraZeneca.
Të gjitha rezervimet për marrje të vaksinës anti-COVID-19 nga AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare, janë anuluar deri në një vendim tjetër.